Ganiu: Me disa përforcime, Shkupi do të jetë edhe më i fortë

Shpërndaje:

Menjëherë pas lajmit që Zekirja Ramadani do të vazhdojë me punën e tij në kampionatin shqiptar si trajner i Flamurtarit, skuadra e FC Shkupi ka gjetur zëvendësuesin e tij në radhët e veta, duke i besuar këtë detyrë drejtorit sportiv Visar Ganiu, i cili më parë kishte udhëhequr skuadrën edhe kur ishte në Ligën e Tretë.

Sigurisht se trajneri Ganiu tani do të ketë një skuadër më të  përgatitur dhe më profesionale, ndërsa edhe futbollistët të cilët janë pjesë e ekipit, Ganiu e njeh mirë atë, duke marrë parasysh se si drejtor sportiv ai ishte shumë afër tani më ish-trajnerit Ramadani dhe ka përcjellë të gjitha ndeshjet e ekipit gjatë gjithë kampionatit në Ligën e Dytë dhe atë të Parë.

Visar Ganiu
Visar Ganiu

Trajneri Visar Ganiu është prononcuar për faqen zyrtare të klubit, duke thënë se ai beson në këtë ekip dhe se me disa përforcime Shkupi do të vazhdojë të jetë skuadër që do të kërkojë të përmbushë planet e këtij viti, që të mbetet në ligë, por gjithmonë duke kërkuar edhe kreun e tabelës.

“Fillimisht së pari i dëshiroj shëndet dhe suksese Zekirja Ramadanit, që të vazhdojë me sukses punën e tij si trajner që e kishte filluar te FC Shkupi, shpresojmë që të njëjtat suksese ti ketë në vazhdimësi edhe me Flamurtarin. Gjithashtu e falënderoj edhe për kontributin që ka dhënë këtu në klubin tonë, pasi që jam i bindur se ka bërë një ekip me kontur mjaft cilësore dhe kualitative, ku me siguri do të jetë shumë më lehtë për të vazhduar aty ku e ka lënë punën, ndërsa ne me kryetarin Ejup Ademi jemi në kërkim e sipër për përforcime cilësore dhe kualitative të cilët do të bartin peshën në kampionatin pranveror. Ambiciet tona i dimë të gjithë, pasi që i kishim theksuar që në fillim të vitit, qëllimi ynë është që sivjet të jemi ekip stabil dhe të mbesim në ligë, por kjo nuk nënkupton se nuk do të kërkojmë të kemi pozitë sa më të lartë në tabelë. Edhe një herë e falënderoj kryetarin Ejup Ademi dhe kryesisë për besimin e dhënë, zotohem se do të punoj me ndershmëri dhe shumë përgjegjësi. Premtoj se në rend të parë do të jenë rezultate e klubit dhe pastaj do të shkojnë për secilin në mënyrë individuale”, ka thënë Ganiu.

Skuadra e FC Shkupit edhe pse kishte paralajmëruar grumbullimin e parë për të mërkurën, kjo është prolonguar për ditën e hënë (11.01.2016), kur me fillim në orën 11:00, trajneri Ganiu do të fillojë punën me futbollistët e skuadrës për një sezon edhe më të mirë se ai vjeshtor. /fcshkupi /

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT