Skuadra e FC Shkupi do të vazhdojë të ketë në shërbim edhe për gjashtë muaj mbrojtësin anësor Mevlan Murati, të cilit i kishte përfunduar marrëveshja në përmbyllje të sezonit vjeshtor, por me mundësi për ta vazhduar atë edhe për 6 muaj të ardhshëm.
Kështu që mbrojtja e skuadrës bardhekaltër do të vazhdojë të jetë edhe këtë sezonë ndër më të fortat, duke marrë parasysh se Mevlan Murati ishte një nga futbollistët që tregoi kualitet të lartë me paraqitjet e tija pikërisht te skuadra e Shkupit.
Murati gjithashtu u shpall edhe futbollisti më i mirë anësor nga gazeta e vetme sportive në Maqedoni “Makedosnki Sport”, duke qenë në 11-tëshen më të mirë të sezonit.
“Vendosa që edhe gjashtë muajt e ardhshëm të vazhdoj me Shkupin, që së bashku deri në fund të arrijmë ambiciet e klubit. Do të mundohem që të kontribouj sa më shuam dhe të jap maksimumin që të ndihmojë klubin”, ka than Murati për faqen zyrtare të klubit.
Mevlan Murati gjithashtu ka komentuar edhe largimin e trajnerit Zekirja Ramadani dhe ardhjen në krye të ekipit Visar Ganiu.
“Më gëzon fakti që një trajner si Zekoja ka bërë një lëvizje të tillë dhe i uroj nga zemra shumë suksese me ekipin e Flamurtarit. Unë e njoh shumë mirë prof. Visar Ganiun dhe njihemi prej shumë kohësh, pasi që e kam pasur edhe seleksionues në përfaqësuese dhe besoj se do të korrim suksese edhe më të mëdha me Shkupin,” shtoi Murati.
Mevlan Murati në fund të sezonit do ti përfundojë kontrata me Shkëndijën, por ai nuk ka dashur të komentojë atë pasi siç tha se është herët tani të mendohet për qershorin kur edhe i mbaron kontrata me Shkëndijën, pasi që është përqendruar që të kryejë punën me sukses dhe të përmbush ambiciet e klubit ku edhe po luan. /fcshkupi/