Skuadra e FC Shkupi është bërë gati për të filluar përgatitjet për sezonin pranveror, pas një pushimi të relaksuar dimëror.
Skuadra e Shkupit që këtë gjysmë sezon do të udhëhiqte nga trajneri Visar Ganiu, grumbullimin e parë do ta ketë në orën 13:00 në lokalet e stadiumit të Çairit, ndërsa stërvitjen e parë do ta kryejë në terrenin ndihmës të FFM-s, me fillim në orën 14:00. E gjithë kjo do të bëhet shkaku që të ruhet fusha e stadiumit në Çair, që në ndeshjet kampionale ekipi të ketë kushte sa më të mira për lojë.
Në takimin e parë pritet që të bisedohet për planet e përgatitjeve, ndërsa gjatë kësaj faze fillimisht ekipi do të ketë nga një stërvitje, e më pas ato edhe do të shtohen në nga dy stërvitje.
Kryesia e ekipit po vazhdon të punojë në mënyrë të vazhdueshme që të sigurojë vendin edhe për fazën e dytë të përgatitjeve, ndërsa Ohri duhet të jetë destinacioni ku skuadra do të jetë për të shtuar intensitetin e përgatitjeve dhe për të zhvilluar edhe miqësoret e para të këtij afati përgatitor. / fcshkupi/