ARDIT ILJAZI: TË QËNDROJMË ME KËMBË NË TOKË

Shpërndaje:

Pas një pauze prej dy javësh për shkak ndeshjeve të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, përsëri rikthehet futbolli në vend.
Skuadra jonë FC Shkupi para një tifozërie të flaktë siç janë “Shvercerat” në xhiron e 14 shkëlqeu duke fituar Pelisterin me një rezultat të thellë 5-0.
Në minutë e 11-të, serinë e golave e hapi Matej Cvetanoski.
Në minutën e 37-të, Kire Markoski shënon për 2:0 dhe 5 minuta më vonë, Cvetanoski e shënoi supergolin e fundit për pjesën e parë.
Në minutën e 54’ Marko Gjorgjievski e shënoi golin e parë në pjesën e dytë dhe të katërtin për Shkupin dhe fitoren në fund, e vulosi Konstantin Cheshmedjiev në minutën e 85-të.

Pas ndeshjes, mjaft i lumtur dhe entuziast për këtë fitore, shprehet mbrojtësi jonë Ardit Iljazi.

“Edhe pse kreytrajneri jonë Goce Sedlloski mungoi në bankën tonë, ne arritëm t’i kryejmë detyrat tona me sukses. Sigurisht jam i lumtur me rezultatin dhe paraqitjen e ekipit, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë rrugëtimin drejt titullit të kampion. Për fund dua të falënderojë edhe tifozërinë tonë të zjarrtë “Shvercerat” që nuk u ndalën duke na përkrahur që nga fillimi i ndeshjes deri në fund. Prej nesër ne do të fillojmë të përgatitemi për ndeshjen e radhës kundër Strugës”, tha Iljazi, pas ndeshjes me Pelisterin.

Kujtojmë që me fitoren e sodit skuadra e Shkupit vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë, me gjithsej 32 pikë të grumbulluara.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT