Tashmë është zyrtare. Braziliani Queven da Silva Inacio është lojtarë I Shkupit.
Kryesia e klubit tonë, me kënaqësi ju njofton se FC Shkupi dhe mesfushori Inacio, kanë arritur marrëveshje dy vjeçare.
Braziliani 23 vjeçar, vjen nga skuadra e Atletico Monte Azul. Inacio, para disa viteve ka luajtur edhe në Greqi, tek skuadra AOK Kerkyra. Queven ka një eksperiencë të madhe dhe kryesia e klubit tonë shprehet optimiste për këtë përforcim si dhe mjaft entuziast që ti shohin së bashku me Freddy Alvarez në mesfushë. Ai vlerësohet si njëri ndër përforcimet më të mira të skuadrës tonë.
Pas nënshkrimit të kontratës, Queven është prononcuar për faqen tonë zyrtare, ku mes tjerash shprehet mjaft I lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës tonë.
“Jam shumë I lumtur dhe I motivuar që do të luaj në këtë skuadër. Unë do të punoj shumë dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë. Qëllimet e Shkupit janë të qarta dhe pikërisht për këtë arsye jam këtu. Ne do të luftojmë që të bëhemi kampion dhe do të kujdesemi që tifozët tanë të jenë të lumtur dhe krenarë me skuadrën e tyre”, u shpreh braziliani Inacio.
Queven da Silva Inacio dhe të gjithë përforcimet tjera, do të udhëtojnë të shtunën me skuadrën tonë në Antalia të Turqisë.
QUEVEN INACIO ZYRTARISHT LOJTARË I SHKUPIT
Shpërndaje:
Artikuj