Gjatë qëndrimit në Antalia të Turqisë për përgatitjet për sezonin pranveror në kampionatin vendor, skuadra jonë dhe kryesia e klubit po punojnë gjatë gjithë kohës për të ndërtuar një ekip edhe më të fortë për këtë sezon, duke I liruar disa lojtarë dhe duke sjellë përforcime të reja.
Gjatë ditës së sotme, kryesia e klubit na njofton se tre lojtarët Edgard Ali Natrantg, Barry dhe Rejjan Abazi kanë arritur marrëveshje me klubin tonë që të huazohen për gjashtë muaj në skuadra të ndryshme në vendin tonë.
Edgard do të luaj në Manastir me skuadrën e Pelisterit, Barry tek Renova në Tetovë dhe Rejjan Abazi në Korab të Dibrës.
Gjithashtu, ju njoftojmë se FC Shkupi përfundon bashkëpunimin me 24 vjeçarin Matej Cvetanoski.
Cvetanoski në skuadrën tonë u zyrtarizua më 13 janar të vitit 2021 dhe nga ajo ditë, në fanellën e Shkupit ka regjistruar 32 ndeshje, ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 7 herë.
FC Shkupi, e falënderon sulmuesin Matej Cvetanoski për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe I dëshirojmë fat dhe suksese në karrierën e tij.
Gjithashtu, kryesia e klubit tonë shpreson se lojtarët e huazuar do ta kenë mundësinë që të luajnë rregullisht dhe të arrijnë suksese me skuadrat e tyre për këto gjashtë muaj.
TË REJAT E FUNDIT NË SKUADRËN TONË
Shpërndaje:
Artikuj