Drejtuesit e klubit tonë FC Shkupi, gjatë ditës së sotme, kanë arritur marrëveshje 2 vjeçare me qendërmbrojtësin nga Gjeorgjia, Gagi Margvelashvili.
Pas lëndimit të Abdul Rwatubyaye, I cili do të pushojë për të paktën gjashtë muaj, skuadra jonë reagoi menjëherë dhe arritën që të nënshkruajnë me 25 vjeçarin, Gagi Margvelashvili.
Qendërmbrojtësi nga Gjeorgjia, në karrierën e tij ka luajtur për skuadrat e Saburtalos dhe Dinamo Batumi. Është shpallur dy herë kampion në ligën e parë të Gjeorgjisë me Dinamo Batuni dhe një herë me Saburtalo në sezonin 2017/2018.
Gagi Margvelashvili shprehet I lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës tonë për këto dy vite dhe premton gjithçka nga vetja për fanellën bardhekaltër.
“Jam shumë I lumtur që jam këtu. Kjo skuadër ka një atmosferë mjaft të mirë. Gjithashtu, FC Shkupi ka një trajner jashtëzakonisht profesional dhe jam I lumtur që do të punoj me të.
Shkupi luan një futboll të mirë, shënojnë shumë gola dhe pranojnë shumë pak, falë lojtarëve mjaft të mirë në këtë ekip.
FC Shkupi po lufton për titullin në ligën e Maqedonisë dhe unë do të punoj gjatë gjithë kohës që ti arrijmë objektivat tona. Dua që të fitojmë e të festojmë së bashku dhe dua që të kemi paraqitje të forta edhe në garat evropiane.
Gjithashtu, jam I lumtur që ky klub ka një përkrahje të madhe nga tifozëria e saj dhe ju premtoj që do ti mbroj në maksimum ngjyrat e kësaj fanelle”, u shpreh Gagi Margvelashvili për faqen tonë zyrtare.
Ju kujtojmë që nesër në ora 15:00 në Antalia të Turqisë, do të zhvillohet ndeshja e katërt kontrolluese për skuadrën tonë, kundër Fakel Voronezh dhe shpresojmë që përforcimi jonë më i ri, Gagi Margvelashvili, të debutojë me fitore.