GJORGJI STOILOV PËR SHKUPIN

Shpërndaje:

Në prag të ndeshjes miqësore kundër Fakel Voronezh, drejtuesit e klubit tonë nga Antalia në Turqi, na njoftojnë se kanë nënshkruar kontratë për gjashtë muaj me mundësinë për të vazhduar edhe një vit tjetër, me mesfushorin Gjorgji Stoilov.

26-të vjeçari Stoilov, së fundmi ishte pjesë e skuadrës Zira nga Azerbejxhani, kurse në kampionatin vendor ka luajtur për skuadrën nga Strumica, Akademija Pandev.
Në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Stoilov numëron 128 ndeshje, 12 gola dhe 10 asistime.
Gjithashtu, Stoilov është shpallur kampion I Kupës së Maqedonisë me Akademija Pandev në sezonin 2018/19.

“Më vjen mirë që kam nënshkruar me një skuadër si FC Shkupi. Ky klub ka traditë në futbollin vendor dhe synimet për këtë sezon I kanë të qarta. Jam jashtëzakonisht I lumtur që do të jem pjesë e një ekipi me shumë lojtarë të mirë”. Kush nuk do të dëshironte të luajë për Shkupin? – klub me histori dhe tifozëri të zjarrtë”, tha Stoilov për faqen tonë zyrtare.

Gjorgji Stoilov, tashmë gjendet në Antalia dhe I është bashkuar skuadrës tonë.
Në ndeshjen e sotme kundër Fakel Voronezh, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 me orën lokale në Antalia, pritet që Stoilov ti luajë minutat e para me fanellën bardhekaltër.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT