Në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në kuadër të xhiros së 20-të të LPFMV, FC Shkupi nesër në transfertë, përballë do ta ketë skuadrën e Rabotniçkit.
Pas fitores kundër Akademija Pandev me rezultat minimal 2:1 në Çair, skuadra jonë kërkon fitoren e dytë me radhë në këtë gjysmësezon dhe të 15-tën e këtij sezoni.
Ndeshja e fundit mes të dyja skuadrave, e zhvilluar më 03.10.2021 në Çair, përfundoi 2:0 në favor të skuadrës tonë. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sunday Adetunji dhe Kristijan Trapanovski.
Gjatë kësaj jave, pas përfundimit të ndeshjes me Akademija Pandev, skuadra jonë është fokusuar dhe ka punuar maksimalisht për këtë ndeshje.
Mbrojtësi jonë Blerton Sheji, ka folur për faqen tonë zyrtare duke e cilësuar Rabotniçkin një skuadër mjaft të mirë.
“Ndeshja kundër Rabotniçkit do të jetë mjaftë sfiduese dhe e vështirë. Ata kanë një ekip shumë të organizuar dhe kanë një skuadër me kualitet të lartë, prandaj pres 90 minuta mjaft të vështira.
E respektojmë Rabotniçkin, por duke I zbatuar urdhrat e trajnerit tonë, shpresojmë dhe luftojmë për rezultatin më të mirë për ne.
Gjithashtu, më vjen keq që ndeshja do të luhet pa praninë e publikut dhe Shvercerat do të na mungojnë. Ata janë lojtari jonë i 12-të, gjithmonë duke na motivuar dhe duke qëndruar pranë nesh në çdo moment”, tha Blerton Sheji.
Rabotniçki numëron 25 pikë dhe renditet në vendin e 8-të në tabelë, me 7 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje. Ndeshjen e fundit, Rabotniçki e fitoi në transfertë kundër Pelisterit në Manastir, me rezultat 0:2.
Ju kujtojmë që derbi i kësaj jave Rabotniçki-Shkupi, do të luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski”, duke filluar nga ora 14:00, pa praninë e publikut.
SHEJI: LUFTOJMË PËR REZULTATIN MË TË MIRË PËR NE
Shpërndaje:
Artikuj