Berisha: Do të garojmë për kreun e tabelës (Video)

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me stërvitjet për fazën e dytë, apo më mirë thënë për sezonin pranveror. Stërvitjet vazhdojnë të udhëhiqen nga stafi i trajnerëve më në krye Visar Ganiun, ndërsa me punë të palodhshme janë edhe ndihmësit Orhan Abdi, Faruk Jonuz dhe me portierët po punon trajneri Bllagoja Gerogiev.

Futbollisti Sedat Berisha i cili së fundi është bashkuar me Shkupin, stërvitje e parë e ka zhvilluar të premten, ndërsa për të Shkupi nuk është një skuadër e re, por ai vetëm se është kthyer në familjen e vjetër pas shtatë viteve.DSC_8308 copy

“Pas shtatë viteve po kthehem në klubin ku i kam filluar hapat e para të futbollit, të luash për FC Shkupin sigurisht se është një kënaqësi e madhe, pastaj kënaqësinë e bën edhe më të madhe edhe fakti se do të luajë para publikut të madh, tifo grupit “Shvercerat” të cilët edhe kur luaja në klube të tjera më kanë dhënë përkrahje. Thjesht mendoj se po plotësohet mozaiku që e kam pas me kohë, që të vijë dita përsëri të vesh fanellën e FC Shkupit”, ka thënë Berisha.

“Pas shtatë viteve po kthehem në klubin ku i kam filluar hapat e para të futbollit, të luash për FC Shkupin sigurisht se është një kënaqësi e madhe, pastaj kënaqësinë e bën edhe më të madhe edhe fakti se do të luajë para publikut të madh, tifo grupit “Shvercerat” të cilët edhe kur luaja në klube të tjera më kanë dhënë përkrahje. Thjesht mendoj se po plotësohet mozaiku që e kam pas me kohë, që të vijë dita përsëri të vesh fanellën e FC Shkupit”, ka thënë Berisha.

Futbollisti defanziv është shprehur se edhe këtë sezon do të mundohet që edhe ai të ndihmojë klubin në arritjen e qëllimit dhe përmbushjen e detyrave që kanë marrë nga kryesia dhe trajnerët.

“Shpresoj që tani më Shkupin të kemi një fazë të mirë të përgatitjeve dhe të kalojmë edhe këtë gjysmë sezon mirë, duke plotësuar kërkesat e kryesisë dhe stafit të trajnerëve”. Futbollisti shkupjan nuk e ka fshehur gëzimin për kthimin e tij te FC Shkupi.

DSC_8360 copy

“Unë jo vetëm që jam kthyer në skuadrën time, por këtu kushdo që të vjen padyshim se gjen dashuri dhe mbështetje edhe nga kolegët tjerë. Edhe pse më parë kam luajtur me Suat Zendelin, Ardian Nuhiu, Bujamin Asanin, edhe të tjerët që në ditën e parë më dhanë ngrohtësinë familjare. Ta them të drejtën kur u kthye Shkupi në Ligën e Parë, nuk e kisha pritur një rezultat të këtillë, por ja që më demantuan futbollistët dhe stafi dhe ja që puna e tregon të vetën, ata arritën që të japin maksimumin nga vetja dhe të jenë në mesin e skuadrave më të mira në kampionat. Do të tentojmë këtë ritëm ta vazhdojmë edhe në sezonin pranverorë dhe të mbesim në play-of dhe të garojmë për kreun e tabelës”, ka përfunduar Sedat Berisha. Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar të rrisë nivelin e stërvitjeve. Në orët e mëngjesit skuadra stërvitet në sallë të vogël, ndërsa pasdite stërvitjet zhvillohen në terrenin e FFM-s. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT