Skuadra e Shkupit prej të enjtes u rikthehet stërvitjeve, pasi trajneri Visar Ganiu u kishte dhënë dy ditë të lira futbollistëve pas rikthimit nga përgatitjet 12 ditor që zhvilluan në Ohër.
Skuadra tani përgatitjet do ti zhvillojë në stadiumin e Çairit, ndërsa fillimisht të enjten kryesia e skuadrës ka planifikuar të bëjë dhe prezantimin zyrtar të përforcimeve që janë bashkuar me skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit.
Të përkujtojmë se Shkupi fillimisht kishte arritur marrëveshje me turkun Enes Akgun i cili është me pasaportë franceze dhe erdhi në skuadrën shkupjane nga Parisi, duke luajtur me ekipin e Creteil Lusitanos. Sedat Berisha ishte përforcimi në repartin mbrojtës i cili pas largimit nga Shkëndija e Tetovës vendosi që të rikthehet në skuadrën bardhekaltër ku edhe e kishte filluar karrierën. Skuadra nga Çairi më e dobët ishte në repartin e sulmit, pasi kishte nevojë për qendërsulmues klasik, ndërsa këtë pozitë trajneri Ganiu ia besoi Filip Petkovskit që erdhi nga kampioni aktual, skuadra Vardarit të Shkupit. Dhe se fundi në Çair do të luajë futboll edhe një brazilian, është ai Ivo Jorge Santos da Costa.
Nesër në stadiumin e Shkupit pritet që të ketë edhe një ceremoni tjetër, kur trajneri Visar Ganiu ka përgatitur provimin e fundit për UEFA PRO licencë.
Promovimi i përforcimeve do të bëhet në zyrat e FC Shkupi në Çair, me fillim në orën 12:30. /fcshkupi/