Shkupi kontrolluesen e fundit e luan në Gostivar

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi të dielën do të luajë ndeshjen e fundit kontrolluese para fillimit të sezonit pranveror të Ligës së Parë të Maqedonisë që fillon me 21 shkurt. Edhe pse shkupjanët e kishin paralajmëruar se ndeshja kundër KF Gostivari që njëherit do të luhej në stadiumin e Çairit, por reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që të ndryshojë plani, shkaku që të mos dëmtohet fusha e cila duhet të jetë në gjendje të mirë për ndeshjen e parë kur në Çair do të jetë mysafire Metalurgu.

Dueli kundër Gostivarit do të luhet në terrenin artificial në Gostivar me fillim në orën 14:00. Trajneri Visar Ganiu për këtë ndeshje nuk do të llogarisë në të gjithë futbollistët, pasi tre nga ta ankohen në lëndime të lehta dhe janë të liruar.

Muharem Bajrami është lënduar në stërvitjen e fundit që klubi ka zhvilluar sot, ndërsa Besar Iseni ka vazhduar rikuperimin pas lëndimit që ka marrë në ndeshjen kontrolluese ndaj Teteksit në Ohër. Gjithashtu vazhdon të jetë i lënduar edhe portieri i dytë Marjan Maxharoski, i cili ka ankohet në dhimbje në dorën e djathtë. /fcshkupi/

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT