Federata e Futbollit të Maqedonisë i ka deleguar gjyqtarët për të gjitha ndeshjet e javës së 22-të, që në program janë këtë të shtune dhe të diele.
Sigurisht se ndeshja më e interesante e javës do të luhet në stadiumin e Çairit në Shkup, ku përballë do të jenë skuadrat që po kërkojnë pozitën e tretë, skuadra e FC Shkupi dhe ajo e Sileksit. Për këtë ndeshje është vendosur që drejtësinë ta ndajë Dejan Jakimovski. /fcshkupi /