Ka dështuar në çastet e fundit udhëtimi i skuadrës U12 të FC Shkupi, që ishte planifikuar që të martën (22.03.2016), në mbrëmje të nisen drejt Izmirit të Turqisë, ku do të mbahej një nga turnet më të mëdhenj evropian.
Kur të gjithë fëmijët ishin bërë gati për tu nisur, nga organizatorët kanë njoftuar se shkaku i sulmeve terroriste në Ankara, Stamboll dhe së fundi në Bruksel, Klubet Evropiane kishin vendosur që të anulojnë të dërgojnë fëmijët e tyre në këtë turne, kanë shkruar në faqen zyrtare organizatorët e turneut. Sipas organizatorëve mësojmë se prindërit e fëmijëve ishin ata të cilët kanë kundërshtuar të dërgojnë fëmijët e tyre drejt Izmirit.
Për këtë shkak në kumtesën e lëshuar nga organizatorët thuhet se turneu ndërkombëtar “Izmir U12” që ishte përgatitur në mënyrën më të mirë, është anuluar për datë të papërcaktuar. /fcshkupi/