Nga java në javë po shkojmë drejt fundit të kampionatit, në program kanë mbetur edhe 3 ndeshje, ndërsa e diela është rezervuar për javën e 31-t, kur në Çair si mysafire vjen skuadra e Shkëndijës nga Tetova.
Në dy ndeshjet e fundit, ekipi ka arritur të merr formë dhe të kthehet te fitorja, duke fituar dy ndeshje mjaft me rëndësi, ku janë shënuar pesë gola, duke mos pranuar asnjë. Padyshim se kjo është meritë e punës së stafit të trajnerëve dhe lojës kolektive që ka treguar skuadra. Në përgjithësi në ekip mbizotëron atmosferë shumë pozitive dhe të gatshëm do ta presin duelin që quhet derbi i javës.
Të fundit nga klubi
Për këtë ndeshje trajneri i ekipit tonë Xhihat Arsllan do të ketë vetëm një mungesë. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian Queven Da Silva, i cili shkaku i lëndimit që mori në duelin e fundit në ndeshjen ndaj Sileksit, ka mbetur jashtë skuadre.
Statistika Shkupi – Shkëndija
Shkëndija në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar 4 fitore dhe ka një barazim. Në pesë duelet e fundit të drejtpërdrejta mes Shkupit dhe Shkëndijës, në kampionat ndeshjet kanë përfunduar me pak gola të shënuar. Katër duele janë mbyllur në barazim (0-0, 1-1, 0-0, 0-0), ndërsa fitorja e fundit për ekipin tonë ishte ajo në cilësinë e nikoqirit e luajtur në Kërçovë me 19 shkurt, të fituar 2-0.
Te ekipi ynë në listën e golashënuesve më të mirë është Renaldo Cephas me 11 gola dhe katër asiste, përcjellë nga Freddy Alvarez që ka 10 gola dhe 17 asiste. Te Shkëndija në listën e golashënuesit më të mirë është Doriev me nëntë sosh, i cili ka shtuar në konton e tij edhe shtatë asiste.
Ndeshja FC Shkupi – KF Shkëndija luhet në stadiumin e Çairit me fillim nga ora 17:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri shkupjan, Aleksandar Stavrev.