Në javën e 31-t, të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ekipi ynë ka shënuar fitore në ndeshjen derbi, duke mundur Shkëndijën me rezultat 2-1 (1-1). Si zakonisht ndeshja filloi me një matje të forcave, e që dy ekipet luajtën me kujdes, ndërsa deri në minutën e 17-të, ekipi ynë ishte më dominant dhe kishte disa tentime.
Pikërisht në këtë moment kur po i afroheshim golit, pësuam gol e që autor doli të jetë Çinari. Skuadra jonë edhe pse pësoi gol, nuk humbi koncentrimin dhe vazhdoi të kërkon barazimin.
Rastin e parë më konkret e shfrytëzoi në mënyrë të mrekullueshme sulmuesi Sunday Adetunji, i cili shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes tetovare për barazim 1-1. Fillimi i pjesës së dytë në tërësi i takoi skuadrës tonë, edhe pse në disa momente edhe mysafirët tentuan që të kalojnë përsëri në epërsi.
Skuadra jonë me shkathtësi priti në mesfushë kundërshtarët dhe arritën që të dominojmë edhe në sulm. Nga një krisim i mrekullueshëm i Freddy Alvarezit, Ilieski u gjend për mrekulli para portës kundërshtare, për të kaluar ekipin tonë në epërsi dhe për eufori dhe gëzim në tribunën e stërmbushur me tifozë.
Raste të mrekullueshme në vazhdim të ndeshjes kishin përsëri, Cephas, Adetunji e Trapanovski, por që nuk arritën të rrisin epërsinë.
Krejt në fund të takimit, Shkëndija mori penalti, por kapiteni i ekipit tonë dhe portieri Naumovski lexoi goditjen e Çinarit, për të ruajtur epërsinë. Me këtë fitore ekipi ynë kalon në pozitën e dytë. Ndeshjen e javës së parafundit e luajmë të mërkurën në Çair, kur musafir do të jetë ekipi i Makedonija Gj.P.