Në kuadër të kampionatit për kategoritë e reja, FC Shkupi këtë javë shënoi dy fitore dhe dy barazime. Më i spikaturi në këtë gjiro ishte Besnik Ferati nga gjenerata 2000 (U16), me tre golat e tij të vlefshme për fitoren e thellë me rezultat 5:0 në fushë mysafire. Edhe juniorët (U19) në fushë vendase shënuan fitore, ndërsa kadetët (U17) në fushë vendase dhe pionierët e rinj (U15) në fushë mysafire shënuan barazime.
Rezultatet:
Juniorët (U19): Shkupi – Euromilk 2:1
Golashënues: Hadis Qaili 24’ dhe 30’
FC Shkupi në këtë kategori klasifikohet në pozitën e tetë me 19 pikë të tubuara.
Kadetët (U17): Shkupi – Euromilk 1:1
Golashënues: Lavdrim Salihasi 28’
FC Shkupi në këtë kategori klasifikohet në pozitën e shtatë me 19 pikë të tubuara.
Pionierët (U16): Euromilk – Shkupi 0:5
Golashënues: Besnik Ferati 1’, 9’ dhe 25’, Onur Lutfiu 4’ dhe Musli Lika 16’.
FC Shkupi në këtë kategori klasifikohet në pozitën e dytë me 36 pikë të tubuara.
Pionierët e rinj (U15): Euromilk – Shkupi 2:2
Golashënues: Agan Zyberi 27’ dhe Suhejl Muharemi 31’.
FC Shkupi në këtë kategori klasifikohet në pozitën e pestë me 29 pikë të tubuara.