Pas përmbylljes së fazës kryesore të përgatitjeve në Bolu të Turqisë, skuadra kishte dy ditë pushim dhe sot u është rikthyer stërvitjeve në stadiumin e Çairit.
Në këtë fazë të punës, ekipi do të nisë përgatitjet përfundimtare për ndeshjen e turit të parë të Ligës së Konferencës. Skuadra jonë me 13 korrik luan në cilësinë e mysafirit në Kaunas kundër nikoqirit Hegelmann Litauen.
Ekipi sot kishte stërvitje të lehtë, duke mos ngarkuar futbollistët të cilët shfrytëzuan dy ditë pushim nga rikthimi në shtëpi.
Nga dita e martë, intensitetit i punës do të shtohet, me nga dy stërvitje në ditë, duke shfrytëzuar në orët e paradites fitnes qendrën, ndërsa në orët e pasdites do të punohet në stadiumin e Çairit.