KONFERENCË PËR MEDIA: Cihat Arslan – Ali Adem

Shpërndaje:

Në prag të ndeshjes së parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, kur ekipi ynë, do të takohet me skuadrën bullgare të Levskit, para mediave u paraqit trajneri Cihat Arslan dhe Ali Adem.

“Sigurisht që Levski është një kundërshtar më serioz, se ai që kishim më parë. Është një ndeshje e re dhe duhet një strategji e re. I gjithë koncepti i ndeshjes ndryshon dhe natyrshëm përgatitemi duke pasur parasysh kundërshtarin. Levski është një ekip serioz, ka vite që është pjesë e garave evropiane. Ata luajnë futboll sulmues dhe kanë lojtarë të tillë. Ne treguam gjithashtu dobësi dhe duhet ta rregullojmë këtë. Do të mundohemi të jemi më kreativë.

Çdo rezultat duke shtuar edhe fitoren, për ne do të jetë rezultat pozitiv.

Ekipi ynë luan futboll teknik, dhe kjo është gjithmonë e vështirë për t’u arritur në fushë, sidomos ndaj një kundërshtari cilësor. Kur fiton 5:0, ke më shumë stres se sa gëzim. Sepse është e vështirë të pajtohesh me faktin se ke fituar me rezultat kaq të lartë. Ne bëmë histori me atë rezultat, por është vetëm një arritje dhe ne po ecim përpara. Levski është një klub me histori, që ka një ekip me moshë te re, me mesataren prej 23 vjet. Portieri është vetëm 18 vjeç dhe tashmë ka një çmim prej 1.5 milionë euro. Edhe ne kemi ekipin e ri, pasi që më parë ishim me mesatare 28 dhe tani jemi 24. Me punë të palodhur mendoj se do të arrijmë diçka që nuk është arritur. Synimi im nuk janë vetëm ata njëmbëdhjetëshe të parët që do të performojnë, por edhe ata që do të marrin gjysmë orë për të dhënë maksimumin e tyre, “ tha mes tjerash trajneri Arslan.

Cihat Arslan në fund dërgoi mesazh për të gjithë futbolldashësit që në numër sa më të madh të vijnë në stadium dhe të përcjellin ndeshjen, duke ndihmuar skuadrën me anim korrekt.

 

“Pas duelit me Hegelmanin të gjithë jemi të fokusuar në këtë ndeshje. Me ndihmën e tifozëve shpresojmë në një rezultat të favorshëm. Ky ekip i Shkupit është i aftë për shumë arritje dhe këtë do ta dëshmojmë në ndeshjen e nesërme”, tha mestjerash mesfushori i Shkupit, Ali Adem.

Ndeshja në mes FC Shkupi dhe Levskit zhvillohet të enjtën (27.07.2023) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 21.00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT