MJAFTË MË! NJË TRADHTI KAQ E MADHE ËSHTË  SHUMË PËR NJË EKIP

Shpërndaje:

Ne si administratë klubi 4-5 vite sakrifikojmë familjen, kohën dhe buxhetin tonë për ta ngritur KF Shkupi një nivel më lartë. Për të valëvitur më mirë flamujt që përfaqëson ky klub.

Sa shumë sakrifikojmë kohën, mundin, rezistimin e familjes sonë për këtë punë;

Të ashtuquajturit “tifozë”, që thonë se jemi tifozë, luajnë me të ardhmen e këtij klubi vetëm për të bërë shfaqjen e tyre.

Ne e kuptojmë se, të drejtuar nga një grup individësh, njerëz që pretendojnë se janë mbështetës në petkun e tifozëve, vetëm përpiqen të dëmtojnë këtë klub. Dhe dëmin e bëjnë në çdo ndeshje të madhe.

Imagjinoni që çdo vit për shkak të këtyre individëve humbin mijëra euro nga buxheti i klubit dhe pengohet ecuria e klubit. Si pasojë e këtyre humbjeve, klubi u eliminua nga kupa dhe kampionati. Ata që e bëjnë këtë gjë nuk janë kundërshtarë, por ata që pretendojnë se janë mbështetësit tanë. Nuk e dimë se kush i drejtoi, por është e qartë se ata nuk janë përkrahës, por armiq. Kemi një vërejtje të vogël edhe për ata që i drejtojnë këta njerëz, në vend që ta tradhtoni klubin e Shkupit nga Brenda, na dalin përpara për të biseduar. Nëse mendoni se mund të arrini diku duke dëmtuar klubin e Shkupit, se mund të na detyroni të largohemi, jeni pak mendjelehtë. Për klubin e Shkupit kemi luftuar deri më sot dhe tani e tutje do të luftojmë edhe më shumë. Jemi të sigurt se me ne do jenë edhe tifozët e Shkupit që logjikojnë dhe që vërtetë e duan këtë klub.

Lusim institucionet tona kompetente të hetojnë këto ngjarje.

Nga dita e nesërme do të ngremë padi penale në prokurori dhe polici, për të hetuar këto çështje sepse nuk është gjë tjetër veçse tradhti.

Paramendoni një klub që do të drejtojë futbollin e vendit dhe do të çojë klubin në një nivel tjetër, por i bllokuar nga tradhtarët brenda, jo nga rivalët e tij. Dhe ky është grupi i individëve që thotë se e do KF Shkupin.

Që sot, pa dallim nëse indivdët që e duan vërtetë KF Shkupi janë në anën tonë apo jo, ne jemi të gatshëm ta luftojmë. Pavarësisht ndodhive, çdo pabesie dhe çdo tradhtie, KF Shkupi do të arrijë nivelin që dëshirojmë.

Ata që i shkaktuan duhet ta dinë shumë mirë këtë gjë.

Gjobat që kemi paguar vitin e kaluar ishin mbi 60 mijë euro, ndalesa për të mos luajtur në fushën tonë për javë të tëra, eliminimi nga kupa, ndoshta për shkak të këtyre ngjarjeve humbëm kampionatin. Personat që e kanë bërë këtë dëm thonë se janë tifozë të KF Shkupi. Personat që tradhtojnë klubin dhe dëmtojnë klubin tonë nuk kanë mundësi të jenë përkrahës të KF Shkupi.

Gjithashtu, duam të theksojmë se këta persona që sillen kështu e dëmtojnë futbollin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimin e futbollit. Federata, policia dhe organet kompetente duhet të nisin punën e nevojshme për të parandaluar një gjë të tillë.

 

Ata që shkaktuan një gjobë prej 42.000 euro në ndeshjen tonë të dytë zyrtare sivjet, nuk kanë si ta duan këtë klub. Është thjeshtë një tradhti. Këta njerëz po përdorin reputacionin e klubit për të bërë shfaqjen e tyre. Kur nuk e ndihmuan këtë klub me asnjë denar për 5 vjet, kur nuk na dhanë dorën për të na ndihmuar, kur askush nuk tha se duhet të vijnë të na mbështesin, të na sponsorizojnë, ne duhet të luftojmë me njerëzit tanë, në vend që ta drejtojmë luftën kundër kundërshtarëve tanë.

Kaq! Nëse duhet të luftojmë me ata që dëmtojnë klubin, le të urdhërojnë, do luftojmë.

Asnjë grup, asnjë individ nuk është superior përballë KF Shkupi.

Do kërkosh ndihmën e klubit, do të ndjekësh ndeshjet falas, nuk do të kontribuosh për të mirën e klubit dhe do të bësh humbje mijëra euro për klubin dhe pastaj do të thuash që unë jam një tifoz i KF Shkupi. Ata që e bëjnë këtë dëm nuk janë mbështetës të këtij klubi, por armiq. Tani e tutje do të merren të gjitha masat e nevojshme, nëse është e nevojshme ndeshjet do të luhen diku tjetër, por do të parandalojmë dëmtimin e klubit tonë.

Nuk do të lejojmë njerëz që nuk kanë fjalë në klub, që nuk bëjnë mirë për klubin, nuk dëmtojnë të ardhmen e klubit, bëjnë bonuse apo bëjnë show mbi KF Shkupi.

Nëse paratë që shkojnë për këto gjoba mund të investohen në mjedisin rinor dhe të rinjtë, jeta e shumë të rinjve në të ardhmen mund të jetë shumë e ndryshme.

 

Me respekt për opinionin,

Kryesia e KF Shkupi

 

ДОСТА Е, ТОЛКАВО НЕВЕРСТВО Е ПРЕМНОГУ ​​ЗА ЕДЕН ТИМ

 

Ние како клупска управа 4-5 години го жртвуваме семејството, времето и сопствениот буџет за да го подигнеме ФК Шкупи едно ниво понапред. За подобро да се веат знамињата што ги претставува овој клуб.

Колку за оваа работа го жртвуваме времето, трудот, издржувањето на нашето семејство; Таканаречените “навивачи” кои велат дека сме навивачи овде си играат со иднината на овој клуб само за да направат свое шоу.

Разбираме дека, со водство на група луѓе, луѓето кои тврдат дека се поддржувачи во ликот на поддржувачи само се обидуваат да му наштетат на овој клуб. И тие ја прават таа штета на секој голем натпревар.

Замислете секоја година поради овие луѓе да се губат илјадници евра од буџетот на клубот и да се попречува напредокот на клубот. Како резултат на овие загуби, клубот е елиминиран од купот и од шампионатот. Оние кои го прават тоа не се противници, туку оние кои тврдат дека се наши поддржувачи. Не знаеме кој ги режираше, но јасно е дека не се поддржувачи туку непријатели. Имаме мала забелешка за тие што ги насочуваат и овие луѓе, наместо да го изневерите клубот Шкупи од внатре дојдете излезете пред нас да разговараме. Ако мислите дека можете да стигнете некаде со нанесување штета на клубот Шкупи, дека можете да не терате да се откажеме, малку сте малоумни. За клубот Шкупи до денес се боревме, а отсега ќе водиме уште поголема борба. Сигурни сме дека со нас ќе бидат разумните навивачи на Шкупи кои вистински го сакаат овој клуб.

Ги молиме нашите  надлежни институции овде, ве молиме да ги истражите овие настани.

Од утре ќе поднесеме кривична пријава до обвинителството и до полицијата, да ги испитаме овие прашања, бидејќи тоа не е ништо друго освен предавство.

Помислете на клуб кој ќе го води фудбалот на земјата и клубот и ќе го однесе клубот на други нивоа, но блокиран од предавниците внатре, а не од нивните ривали. А тоа е групата на луѓе кои наводно велат дека го сакаат ФК Шкупи.

Од денес, без разлика дали луѓето кои вистински го сакаат ФК Шкупи се на наша страна или не, ние сме подготвени да се бориме со тоа. И покрај сите, секое неверство, секое предавство, ФК Шкупи ќе го достигне нивото што го посакуваме.

Оние кои ги предизвикале треба многу добро да го знаат ова.

 

Казните што ги плативме лани над 60.000 евра, забраната да не играме на свој терен со недели, елиминацијата од купот, можеби поради овие настани го загубивме првенството. Лицата кои ја направија оваа штета велат дека се навивачи на ФК Шкупи. Луѓето кои го издаваат клубот и му штетат на нашиот клуб немаат шанси да бидат симпатизери на ФК Шкупи.

Исто така, сакаме да констатираме дека овие луѓе кои се однесуваат вака му штетат на фудбалот на Република Северна Македонија и на развојот на фудбалот. Федерацијата, полицијата и надлежните органи треба да започнат со потребната работа за да се спречи тоа.

 

Оние кои предизвикаа казна од 42.000 € на нашиот втор официјален натпревар оваа година, нема шанси да го сакаат овој клуб. Тоа е само предавство. Овие луѓе го користат угледот на клубот за да направат свое шоу. Кога 5 години не помогнале на овој клуб со ниту еден денар, кога не ни пружиле рака да ни помогнат, кога никој не кажал дека треба да дојдат да не поддржат, да спонзорираат, ние треба да се бориме со луѓе од нас, наместо да нашата борба ја насочиме кон нашите противници.

Тоа е тоа веќе, ако треба да се бориме со тие што му штетат на клубот, нека повелат да се бориме.

 

Ниту една група, ниту еден поединец не е супериорен во однос на ФК Шкупи.

Ќе бараш помош од клубот, ќе влезеш во натпреварот бесплатно, нема да допринесеш корист на клубот и ќе предизвикаш губиток од илјадници евра за клубот, а потоа ќе кажеш дека сум навивач на ФК Шкупи. Тие што ја прават оваа штета не се поддржувачи на овој клуб, туку непријатели. Отсега ќе бидат преземени сите неопходни мерки на претпазливост, доколку има потреба ќе се играат натпревари и на друго место, но ќе спречиме нанесување на штета на нашиот клуб.

Нема да дозволиме луѓе кои немаат збор во клубот, не прават добро за клубот, ѝ штетат на иднината на клубот, прават бонуси или прават шоу над ФК Шкупи.

 

Ако парите што одат во овие казни би можеле да се инвестираат во младинската поставеност и младите, животот на многу млади луѓе во иднина би можел да биде многу поинаков.

 

Со почит кон јавноста,

 

Управата на ФК Шкупи

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT