Kur ekipi po merrte formë dhe stabilitet, ndodhi e papritura në stafin teknik.
Trajneri i deritanishëm, Cihat Arslan për shkak të çështjeve familjare ishte i detyruar që të kthehet në vendlindje që të jetë pranë familjes së tij.
Kryesia e klubit, futbollistët dhe i gjithë stafi falënderon trajnerin Arslan për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar gjitha të mirat dhe suksese të mëtejme.
Në ndërkohë kryesia e klubit tani më ka nisur bisedimet me disa trajnerë potencial për të zëvendësuar Arslan, e për çka do të jeni të informuar me kohë.