Zhizhoviç: Dëshiruam fitoren, në fund duhet të jemi të kënaqur edhe me barazimin

Shpërndaje:

Në kuadër të javës së dhjetë ekipi ynë ka nxjerrë vetëm një pikë në udhëtimin në Kavadar ku ishte mysafire e skuadrës së Tikveshit, ndeshje kjo që përfundoi 1-1.

Sigurisht se edhe me këtë pikë ekipi mbetet në formë të mirë dhe në nëntë ndeshje të kampionatit dhe një të kupës, është në seri prej dhjejtë ndeshjeve pa disfatë.

Duelin e sotëm e ka komentuar trajneri Mlladen Zhizhoviç, i cili nuk ka fshehur mbetet i kënaqur nga një pikë e fituar, duke marrë parasysh se ishte një udhëtim i vështir, ndërsa kundërshtari kishte dy shanse të mëdha në fund të ndeshjes.

“Ne kishim dëshirë që të shënoj më edhe fitoren e katërt në seri, por kur të marrim parasysh gjithçka, në fund duhet të jemi të kënaqur edhe me barazimin, nga fakti se nikoqiri kishte dy raste në fund të ndeshjes. Mendoj se ishim më të mirë në pjesën e parë, ku nuk kontrolluam topin nga rastet e dyta në gjashtëmbëdhjetë metërsh, ku një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë. Me disa sulme jo shumë të mira të nikoqirëve kemi pranuar gol, e që më pas u kthyem në lojë, që pastaj kishim lojë më të mirë por që duhej të përfundonim me kundërsulmet e që nuk arritëm ti konkretizojmë. Andaj them që në fund duhet të jemi të kënaqur me një pikë shkaku se ishte një udhëtim i vështir. Sigurisht se jemi kthyer në kahje të mirë, jemi në kreun e tabelës, sigurisht se do na vjen në kohë të duhur edhe kjo pauzë e shkurtër që të freskohemi pak dhe të përgatitemi për ndeshjet e radhës që na presin”, ka thënë Zhizhoviç.

Ekipi ynë mbetet edhe më tutje ne kreun e tabelës, në pozitën e dytë me 19 pikë, ndërsa ndeshja e radhës në kampionat do të luhet me 22 tetor, kur në Çair do të jemi nikoqir të ekipit të Bregallnicës.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT