Edhe java e 11-të është mbyllur me fitore të skuadrës tonë, kështu duke vazhduar të mbetemi në kreun e renditjes me formë pozitive dhe pa disfatë.
Në këtë javë përballë kishim ekipin e Bregallnicës nga Shtipi, që gjithashtu vinte me një formë pozitive.
Mirëpo ekipi ynë ishte vendimtarë së në këtë përballje duhet të dalim me tri pikë dhe kështu edhe e nisëm. Luhej minuta e 5-të, kur nga rivënia këndore Sahiti gjen Ilieskin i cili me kokë goditi në këndin më të afërt për rezultatin 1:0. Më pas ndeshja mundë të merrte kahje krejtësisht tjetër, por kapiteni dhe portieri ynë Artan Iljazi arriti që të mbron penallti në minutën e 32-të, pasi ndali goditjen e Velkoskit. Më parë Diene kishte bërë ndërhyrje ndaj Robakidzes.
Ekipi ynë gjatë gjithë kohës krijonte gjysmë raste dhe raste për gol, por duke mos i konkretizuar ato. Në.minutën e 36-t, nga goditja e lirë tentoi Diene, por vetëm skaj porte. Në minutën e 40-t, rast i mirë për Kuka, i cili pas krosimit të Rahmanit nuk arriti që të prek topin për ti dhënë kahjen drejt rrjetës.
Me rezultatin 1-0, u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të njëjtin ritëm vazhduam edhe në pjesën e dytë, kur Queven në min e 51, goditi mbi portë, ndërsa në të njëjtin aksion tentoi edhe Diene, por që edhe ai nuk ishte preciz. Dy minuta më vonë, përsëri një aksion i nisur nga Queven, që luajti me Kukan por, ky i fundit nuk ishte preciz.
Vlen të theksojmë se rastin e parë në ndeshje Bregallnica e kishte në minutën e 56, kur nga distanca tentoi Robakidze. Në minutën e 58, Vosha kishte një depërtim, duke asistuar për Kukan, goditja e të cilit u bllokua nga mbrojtja mysafire. Në minutën e 65 regjistrojmë edhe një tentim të Voshës, por që goditja e tij u ndal nga portieri. Minuta e 68 solli rast shumë të mirë për ekipin tonë, kur Ramani arriti të depërtojë nga e majta dhe shërbeu për mrekulli Quevenin, por goditja e tij në momentin e fundit u ndal nga një mbrojtës vendas. Kuka në minutën e 74-t, asiston për mrekulli për Voshën i cili bën gjithçka siç duhet, por në këtë rast topi godet në kokë portierin dhe del vetëm në këndore.
Në minutën e 77-t, përsëri Vosha asiston pas një aksioni, ndërsa Trapanovski gjuan direkt në portierin Denkov i cili menaxhoi topin. Në minutën e 88 në një kundërsulm, Dudu kishte mundësi, por topin e devijoi në këndore portieri Denkov. Ky ishte shansi i fundit për ekipin tonë që merr tri pikë për të mbetur me 22 pikë në pozitën e dytë.
Ndeshjen e radhës e luajmë të mërkurën në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku për kundërshtar të 1/8 së finales kemi Ohrin. Ndërsa në kampionat me 29 tetor luajmë si nikoqir ndaj ekipit të Rabotniçkit.