Pjesëmarrja e klubit tonë në arenën ndërkombëtare, atë të Ligës së Kampioneve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, tani më disa vite me radhë, kanë sjellë edhe një ngritje në renditjen e përgjithshme.
Skuadra ynë këtë vit ka marrë 1.500 pikë, ndërsa kjo ka bërë të jemi për tri pozita më mirë se vitin e kaluar, duke u renditur në pozitën e 179 në Evropë.
Ky sukses na obligon që të vazhdojmë të punojmë si klub për të bërë ekipin që të jetë edhe më lartë viteve të ardhshme dhe të prezantojmë në mënyrën më të mirë të mundshme vendin tonë në arenën ndërkombëtare.