Skuadra jonë ka vazhduar me përgatitjet në Antalya të Turqisë dhe njëkohësisht edhe me ndeshjet kontrolluese, për tu përgatitur për sezonin e ri që fillon në mesin e muajit shkurt.
Ndeshja e radhës e luajtur në tokën turke, na gjeti sot përballë skuadrës ukrainase Obolon Kyiv, që u mbyll në barazim 1:1.
Pjesën e parë të kësaj ndeshje trajneri Mlladen Zhizhoviç e nisi me një njëmbëdhjtëshe të kombinuar, ekip ky që tregoi mjaft lojë të mirë në 45 minuta e para por pa gjetur golin.
Në pjesën e dytë përsëri kishim zëvendësime të shumta, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 60-të. Nga një super aksion, ishte Ali Adem që nga gjysma e fushës pa golin bosh të kundërshtarëve, arriti që të gjejë rrjetën e zbrazët, por një nga futbollistët kundërshtarë ndali topin në vijën e fundit, që arbitri e ndëshkoi me karton të kuq dhe tregoi në pikën e bardhë. Realizues si saktë ishte Gronner për epërsi 1:0.
Edhe në vazhdim ekipi luajti shumë mirë me raste të një pas njëshme, ndërsa Vosha, Ibishi, Guxhufi tentuan disa herë, po pa e gjeti dhe cakun.
Në fund të ndeshjes, një intervenim i Ilieski intervenoi brenda zonës së rrezikut, që për arbitrin ishte penallti, dhe kështu u barazuar rezultati në 1:1 me anë të Sukhanov.
Ekipi ynë do të ketë edhe një ndeshje kontrolluese para se të kthehet në Maqedoni. Më 9 shkurt, do të luajë me Oizilqum, ekip nga Uzbekistani, i cili ka në radhët e saj ka disa lojtarë me përvojë ndërkombëtare.