Futbollisti i Ishujve Faroe, Joan Simun Edmundsson është përforcimi i radhës në ekipin tonë.
Pas një periudhe të suksesshme me skuadrën e tij të mëparshme KA Akureyri, Edmundsson ka vendosur të përforcojë radhët e ekipit tonë. Ky transferim ka sjellë emocion, duke parë që Edmundsson do jetë pjesë e rëndësishme për skuadrën tonë.
Me përvojën e tij të madhe dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e lojës, Edmundsson pritet të jetë një figurë kyçe për ne, duke kontribuar në objektivat e klubit për të arritur sukses në të gjitha garat e futbollit vendor.
Edmundsson ka luajtur në shumë skuadra të mëdha evropiane, ku do të përmendim disa prej tyre si SK Beveren, Waasland-Beveren, Arm. Bielefeld, Odense BK, Vejle BK, HB Tórshavn, AB Argir, FC Fredericia, Neëcastle (Res.) dhe Viking
Gjithashtu ka qenë pjesë e gjeneratave të kombëtares së tij Ishujt Faroe, ndërsa me përfaqësuesen e seniorëve ka 85 paraqitje dhe 8 gola të shënuar.
Edmundsson është shprehur i kënaqur për arritjen e marrëveshjes me klubin tonë, duke premtuar se do të jetë një sfidë e re për te që të arrijë suksese të tjera së bashku me ekipin.
“Pres me padurim këtë sfidë të re dhe të bashkohem me një klub shumë ambicioz që dëshiron të jetë sfidues titulli çdo vit, të kualifikohet në garat evropiane, duke zhvilluar në të njëjtën kohë edhe talentet që ka në ekip. Mendoj se kam marrë vendimin e duhur duke zgjedhur këtë opsion, e them këtë me plot bindje pasi që takova lojtarët dhe stafin. Kjo ka konfirmuar ndjenjën që kisha para se të nënshkruaja”, ka thënë Edmundsson.
FC Shkupi dhe Joan Simun Edmundsson kanë arritur dakordin e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025.