Përforcimi i radhës është talenti Bogdanoski

Shpërndaje:

Skuadra jonë ka arritur që të bëjë për vete edhe një prej talenteve më të mirë në vendin tonë, fjala është për 18 vjeçarin nga Struga, Aleksandar Bogdanoski, i cili së fundi ishte pjesë e skuadrës së Kozhuf, që garon në kategorinë e dytë.

Kujtojmë se Bogdanoski më parë ishte pjesë edhe e KF Rabotniçki, ndërsa është edhe anëtar i rregullt i përfaqësueses së Maqedonisë, U17 dhe tani edhe U18-t.

“Është nder i madh për mua që të jem pjesë e një ekipi me kaq histori, sikurse është FC Shkupi, një ekip që gjithmonë është kryefjala e kampionatit. Nuk do të doja të them asgjë më shumë se do të mundohem gjithmonë të jap kontributin kurdo që të përfshihem në lojë. Shpresoj që bashkërisht me të gjithë do të arrijmë qëllimet dhe objektivat e klubit. Falënderoj të gjithë për mundësinë e dhënë dhe them se nuk do t;ju zhgënjejë”. Bogdanoski në sezonin vjeshtor kishte 9 ndeshje, duke shënuar 3 gola.

Prej tani në skuadrën tonë do të ketë edhe një ndryshim, pasi kryesia në postin e Team Managger, e ka emërtuar Minas Osmanin, i cili karrierën e tij futbollistike e kishte nisur pikërisht te Shkupi, për të luajtur në shumë skuadra dhe kampionate të ndryshme, që më pas të përfundojë atë po në klubin e zemrës. Osmani edhe deri më tani ka qenë i angazhuar me punë në funksione të ndryshme në ekipin tonë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT