Ekipi ynë sot në ndeshjen e javës së 21 luajti kundër Tikveshit në shtëpi, por nuk pati fat që të shënojë së paku një gol për tri pikë. Ndeshja u mbyll me rezultatin më të padëshiruar 0-0, ndërsa pas ndeshjes ka folur trajneri i ekipit, Mlladen Zhizhoviç, i cili mes tjerash ka thënë se sot ekipi nuk pati shumë dituri, kualitet dhe fat që të shënon gol.
“Kemi pritur fitore në këtë ndeshje të cilën e dëshiruam gjatë gjithë 90 minutave, ishim më aktiv dhe kundërshtar më i mirë, por thjesht për të fituar ndeshjen duhet të shënonim gol, ne këtë nuk e bëmë sot, nuk mblodhëm forcë, dije, kualitet dhe fat, çfarëdo që të jetë nga këto parametra që të shënojmë gol. Por mysafirët ishin përgatitur për taktik defanzive, ne nuk arritëm që ta thyejmë. Tentuam në të gjitha mundësit e mundshme, duke futur në lojë dhe sulmuesin e dytë, ndoshta dhe të tretin që të kanosim sa më shumë portën, por thjesht sot do të them edhe një herë se nuk patëm shumë dituri, kualitet dhe fat që ta shtyjmë topin në rrjetë. Por nuk kemi shumë kohë për të vuajtur, po që jemi të mërzitur që sot nuk fituam. Tani na pret ndeshja e radhës, duhet të mbledhim veten dhe të jemi të koncentruar që ta mbyllim rrethin e dytë në pozitën e parë që për ne do të kishte vlerë të madhe për vazhdimin e kampionatit”, ka thënë Zhizhoviç.
Me këtë pikë të fituar mbetemi në pozitën e parë të tabelës, por tani me vetëm një pikë më shumë se Struga dhe Shkëndija.
Kundërshtari i radhës i ekipit tonë do të jetë skuadra e Bregallnicës në Shtip, ndeshje kjo që do të luhet të mërkurën dhe me çka mbyllet java e 22-të dhe rrethi i dytë i LPFM-s.