Skuadra e FC Shkupi të shtunën ka përfunduar fazën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri, ndërsa nga e diela ekspedita e klubit, stafi dhe futbollistë numërojnë 33 persona, do të udhëtojë për në Mavrovë në orët e hershme të mëngjesit, ku do të qëndrojë 10 ditë.
Sigurisht se kushtet klimatike që ofron Mavrova do të plotësojnë kërkesat e stafit teknik që futbollistët të shtojnë ritmin e punës dhe nga ana tjetër të vazhdojnë edhe me ndeshje kontrolluese.
Menaxhmenti i FC Shkupi javë më parë kishte caktuar ndeshje kontrolluese me KF Renova, ndërsa është vendosur që kjo kontrolluese të luhet të dielën (17.07.2016) në Ohër, me fillim nga ora 17:00. Gjithashtu ndeshja tjetër kontrolluese do të luhet të shtunën e ardhshme, (23.07.2016), kundër ekipit të Ligës së Dytë, KF Vëllazërimi nga Kërçova. /fcshkupi/