Ashtu sikurse edhe njoftuam pak më parë, se do të sjellim video e cila dokumenton se kartonët e verdhë që i janë dhënë futbollistit tonë janë gabime të arbitrit. Pikërisht këtë mundë ta shihni dhe të vërtetoheni edhe ju.
Siç mund ta shihni në video, për kartonin e parë të verdhë, duhet të ishte ndërhyje e palejuar (faull) në favorin tonë, por në këtë rast lojtari ynë mori karton të verdhë dhe vendimi ishte kundër nesh.
Sa i përket kartonit të dytë të verdhë, nuk ka asnjë kontakt mes lojtarit tonë nga reparti i mbrojtjes Abdul Rwatubyaye dhe kundërshtarit.