Skuadra jonë sot ka marrë fitore ndaj Makedonija Gj.P me rezultat 3-1, që u luajt në kuadër të javës së 27-t.
Skuadra jonë ishte dominuese gjatë gjithë 90 minutave, duke pasur epërsinë 2-0, por më pas mysafirët ulën epërsinë në 2-1, që në fund e mbyllëm ndeshjen qetë me rezultat të përgjithshëm 3-1. Ekipi ynë kishte shuma raste që nuk u konkretizuan dhe për këtë ka folur pas ndeshjes trajneri Mlladen Zhizhoviç.
“Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, pasi humbëm shumë raste për të shënuar gola. Më pas kishim epërsinë prej 1-0 dhe shënuam edhe golin e dytë, por në golin e barazimit kishim pak nervozë, por gjithsesi mendoj se ishte fitore me meritë dhe tani fokusohemi në ndeshjet tjetër që na pret”, ka thënë Zhizhoviç.
Ndeshjen e radhës e luajmë të mërkurën, ku do të udhëtojmë drejt Kavadarit në përballjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, ndërsa ndeshja e par e luajtur në Çair u mbyll në barazim 0-0.