Ekipi ynë po qëndron aktualisht në kampin përgatitor në Bolu të Turqisë. Përgatitjet deri më tani kanë shkuar shumë mirë, duke shfrytëzuar në maksimum kohën e mirë dhe kushtet ideale për stërvitje. Përgatitjet po zhvillohen me një intensitet të lartë, ku ekipi po punon fort për të arritur formën optimale për sezonin e ri.
Gjatë kësaj periudhe, ekipi ynë do të zhvillojë katër ndeshje kontrolluese. Deri tani, janë konfirmuar emrat e tri ekipeve kundërshtare, ndërsa së shpejti do të mësohet edhe kundërshtari i katërt. Datat dhe kundërshtarët e ndeshjeve kontrolluese janë si më poshtë:
- 17 korrik: Shkupi – Gençlerbirliği
- 22 korrik: Shkupi – Merv
- 25 korrik: (kundërshtari në pritje të konfirmimit)
- 28 korrik: Shkupi – Iğdırspor
Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve kontrolluese, ekipi do të vazhdojë me përgatitje, ndërsa kthimi në Shkup është planifikuar për më 30 korrik. Pas kthimit, do të punohet në stadiumin tonë për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri. Ekipi është i vendosur dhe i motivuar për të arritur rezultate të larta në çdo sfidë.