Ka vazhduar përfaqësimi i suksesshëm i futbollistëve të rinj të FC Shkupi, gjenerata U-13, duke arritur edhe fitoret e radhës dhe duke u kualifikuar për në ndeshjen çerekfinale.
Djelmoshat e trajnerit Halim Bilalli dje kanë shënuar dy fitore shumë të rëndësishme. Fillimisht kishin mundur me rezultat të thellë 5:0 ekipin norvegjez Trauma IF, e që më pas eliminoi nga garat edhe norvegjezët tjerë Bærums Verk Hauger IF me rezultat 2:0.
FC Shkupi sot ka luajtur një nga ndeshjet më të vështira të turneut kur u takuan me ekipin gjerman, Havixbeck SW. Edhe pse ekipi ynë kishte kaluar në epërsi në minutën e fundit, gjyqtari kryesor i ndeshjes pas dy minutave kthen vendimin pas një reagimi të trajnerit gjerman që të anulohet goli.
Pas bisedimeve të shumta e të cilat ishin shumë afër të kalojnë edhe në zënkë me prindërit e shumtë gjerman, komisioni i “Dana Cup” solli vendim që të ekzekutohen penallti. Por të përzgjedhurit e trajnerit Bilalli treguan trimëri, ndërsa portieri Hamdi Reka arriti që më sukses ti pret me sukses të gjitha gjuajtjet e gjermanëve duke i dhënë kualifikim FC Shkupi. Ndeshjen e radhës FC Shkupi e luan sot me fillim në ora 15:00, ku kundërshtar është ekipi norvegjez Egersunds IK. Nëse Shkupi arrin të fitojë do të kualifikohet për në gjysmëfinale. /fcshkupi/