INTERVISTË, Esmin Liçina: FC Shkupi ka kualitet dhe forcë, të dielën të festojmë bashkë me tifozët tanë

Shpërndaje:

E diela na ka rezervuar ndeshjen kundër Tikveshit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 11-të, me të cilën edhe zyrtarisht mbyllet pjesa e parë e sezonit në elitën e futbollit vendor.

“Le ta mbyllim pra me fitore…”

Kështu thotë edhe mbrojtësi ynë, Esmin Liçina, i cili nesër kundër skuadrës nga Kavadari pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 5-të me fanellën e FC Shkupit.

Arsyeja….i njëjti skuadrës tonë iu bashkua me vonesë, kur arriti nga rradhët e skuadrës së Malishevës, mirëpo që shumë shpejtë zuri një vend në formacionin bazë.

Liçina, edhe pse i ri në skuadrën tonë, ai ka një bashkëpunim të shkëlqyer me lojtarët tjerë, e sidomos ata të mbrojtjes. Këtë më së miri e dëshmojnë edhe dy ndeshjet e fundit, në të cilat skuadra jonë nuk ka pranuar gol (Pellisteri, Sileksi). Përveç kësaj, evidente në paraqitjet e tij, është edhe përvoja e madhe që ka në elitën e futbollit vendor.

Liçina nesër kundër Tikveshit, pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 125 në Ligën e Parë.

 Esmin Liçina: “Kjo ndeshje me skuadrën e Tikveshit është shumë e rëndësishme për ne, për të ngritur atmosferën në skuadër pas eliminimit nga Kupa në mesjavë. Luajmë para publikut tonë dhe duhet patjetër të dëshmojmë se e duam fitoren. Besoj se me ndihmën e tifozëve tanë besnik do të arrijmë deri tek tre pikët e plotë dhe se në fund do të festojmë së bashku.”

 Esmin Liçina:  “Në aspekt personal, mendoj se shumë mirë po më shkojnë gjërat këtu, ndërsa për këtë gjë, pa dyshim se meritorë janë edhe bashkëlojtarët e mi, që në dy ndeshjet e fundit nuk kemi pranuar gol. Le të jetë pra ashtu edhe nesër kundër Tikveshit, të mos pranojmë, mirëpo në anën tjetër të shënojmë.”

 Esmin Liçina: “Mendoj se mund të merrnin edhe më shumë pikë në këto 10 xhiro që kanë kaluar, mirëpo mendoj se në disa raste na ka munguar edhe fati. Mirëpo kjo është kjo, kemi kualitet dhe do të vazhdojmë që në çdo ndeshje të kërkojmë tre pikët. FC Shkupi me këtë fond lojtarësh dhe kushet që ka, meriton të jetë më lartë i pozicionuar në renditjen tabelare.

 Esmin Liçina: “Jemi gati për të dielën, ku premtoj se do të zbresim në fushë për të luftuar për gjatë 90-të minutave, me të vetmin qëllim që pikët e plota të mbesin në Çair”.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT