FC Shkupi mundi Tikveshin me shifrat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin e Çairit, aty për asnjë moment nuk mungoi përkrahja e tifozëve tanë, “Shvercerat”.
Florian Kadriu doli të jetë në element në këtë ndeshje, duke realizuar dy gola, ndërsa një gol tjetër, të tretin në përballjet ndaj Tikveshit, e realizoi, Emanuell Avornyo.
Trajneri Erdem Alparslan e nisi ndeshjen me Denkovskin në portë, Bllazhevskin, Liçina, Ajetoviq dhe Pinter në mbrojtje. Imeri dhe Diene në qendër të mesfushës, me Kadriun dhe japonezin, Kanda nga krahët, të ndihmuar në disa raste edhe nga Tamba, kontrollonin mesfushën, duke tentuar që gjithnjë të ndihmojnë në sulm Avornyon, i cili edhe sot realizoi kundër Tikveshit.
PJESA 1 – KADRIU DHE AVORNYO NË QENDËR TË VËMENDJES
Fc Shkupi që nga fillimi i ndeshjes morri inciativën, edhe pse edhe Tikveshi ishte i guximshëm në disa raste, kur edhe arriti që të na ndëshkojë përmes Spahiut, ndërsa fare në fundin e pjesës së parë, duhet falënderuar edhe portierin Denkovski, që bëri një super pritje pas goditjes së Daniell Mojsov nga gjuajtja e lirë.
FC Shkupi kaloi në epërsi vetëm pas 5 minutave lojë, kur këmbëshpejti Florian Kadriu, shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit Todorov, dhe pasi kaloi edhe portierin Jankov, shënoi në rrjetën e zbrazët.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm një minutë më vonë, Tamba pasi i morri topin njërit prej futbollistëve kundërshtarë doli i vetmuar para portierit mysafir, mirëpo vetëm pjesa e jashtme e shtyllës pingule i mohoi gëzimin.
Diene ishte futbollisti i rradhës që rrezikoi portën mysafire, mirëpo goditja e tij me kokë u ndal nga portieri Jankov. Mysafirët na ndëshkuan në minutën e 24-të, kur harkimin e Todorov nga krahu i djathtë e shfrytëzoi në maksimum Ediz Spahiu, për të shënuar golin e barazimit.
Kundërpërgjigjja erdhi në minutën e 31-të, kur Tamba mjaft mirë depërtoi nga krahu i djathtë në zonën kundërshtare, duke gjetur në shtyllën e dytë, Avornyo, i cili në ato momente riktheu epërsinë e skuadrës.
Avornyo u gjind në situatë për të shënuar edhe 10 minuta më vonë, kur pas një kundërsulmi, me protagonistë Imeri-Kanda, senegalezi dështoi të shënojë, kjo pasi i njëjti kërkonte të pasojë për Tamban dhe jo të godas në drejtim të portës kundërshtare.
PJESA 2, VETËM NJË GOL, ME AUTORË KADRIUN
Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime në rradhët tona. Nga loja u larguan Imeri dhe Pinter, ndërsa në lojë u inkuadruan, Rahmani dhe Gueye. Edhe në këtë pjesë, ishim neve ata që zotëronim topin në mesfushë, vetëm se këtë herë ishte Rahmani, ai që tentonte të ndihmonte futbollistët ofenziv.
Luhej minuta e 63-të, kur Kadriu mjaft mirë depërtoi nga e djathta duke gjetur brenda zonës japonezin Kanda, mirëpo Jankov intervenon shkëlqyeshëm, duke mos lejuar edhe golin e tretë në rrjetën e tij.
Megjithatë Jankov nuk arriti të bëjë dot asgjë në minutën e 66-të, kur këmbëshpejti Kadriu edhe njëherë tjetër shfrytëzoi një reagim të dobët të Todorov, duke shënuar në ato momente edhe golin e tretë për FC Shkupin dhe të dytin personal.
Deri në fund të takimit, regjistrojmë edhe tentativën e rezervistit, Besar Guxhufi, mirëpo goditja e gtij nga distanca u devijua në rivënie nga këndi.
Fitorja e sotme shtoi edhe 3 pikë të reja në konton tonë, me të cilat tashmë numërojmë gjithsej 16 dhe aktualisht ndodhemi në pozitën e 5-të. “Pëllumbat” tonë në aksion do të rikthehen të mërkurën, kur do të udhëtojnë drejt Ohrit, për tu përballur me Voska Sport.
FC SHKUPI – TIKVESHI 3:1 (2:1)
Kadriu , E. Avornyo – E. Spahiu
FC Shkupi: D. Denkovski, K. Bllazhevski, E. Liçina, N. Ajetoviq, M. Pinter (E. Gueye 46’), A. Diene, D. Imeri (H. Ramani 46’), F. Kadriu, Y. Kanda (B. Guxhufi 71’), F. Tamba (Xh. Asani 85’), E. Avornyo (Xh. Ibishi 59’);
Trajner: Erdem ALPARSLAN;
Tikveshi: R. Jankov, D. Mojsov, M. Petroviç, O. Stoimenovski, M. Todorov, A. Varelovski, Mile Todorov, B. Spirkoski, K. Stojkoski, M. Stojanov, E. Spahiu,
Trajner: GJ.Mojsov
Arbitër kryesor: Aleksandar Grujoski
Stadiumi i Çairit: 1000 shikues