Nderim Nexhipi: FC Shkupi është simbol i shqiptarëve dhe duhet ta rikthejmë aty ku edhe e ka vendin

Shpërndaje:

Drejtori sportiv i FC Shkupit, Nderim Nexhipi, gjatë ditës së sotme ishte mysafir në emisionin “Daily Click” në TV21, duke prekur shumë tema, e që kryesisht lidhen me të ardhmen e klubit tonë, që tashmë siç dihet është bërë me pronar të rinj.

Të njëjtit kanë plane të mëdha për të bërë me klubin, mirëpo për të arritur deri te suksesi, Nexhipi kërkoi durim si nga tifozët, poashtu edhe nga tifo grupi “Shvercerat”.

“FC Shkupi është simbol i shqiptarëve dhe duhet të gjithë të kontribuojmë për ekipin e zemrës. Kemi nevojë për ndihmën e secilit, që tani klubi ka një pronar të ri, ata më kanë vendosur në krye të këtij projekti dhe besoj se së bashku me ndihmën e tifozëve, ndihmën e ‘Shvercerave’ prej të cilëve edhe pse nuk është e lehtë, unë publikisht kërkoj që të kenë durim, sepse gjërat do të ndryshojnë, sepse brenda natës nuk arrihet asgjë. Duhet durim, unë nuk them se garantoj sepse këto gjëra në futboll nuk shkojnë me garancë, por jam i sigurtë se me një punë të mirë nga të gjithë ne, do ta kthejmë klubin aty ku e ka vendin”, – u shpreh Nexhipi, i cili në njëfarë mënyre tregoi edhe arsyet e krizës së rezultateve aktuale të skuadrës tonë, që tashmë 4 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore.

Sipas tij, mungesa e përgatitjeve jo të mira, ka bërë që të ndikojë edhe në rezultatet negative.

“Ekipi nuk është ekip i keq, ka një problem se është ndërtuar shumë vonë, në ditët e fundit të merkatos dhe nuk kanë pasur as përgatitje të mira, janë afruar lojtarë që ne momentet e fundit kanë qenë pa ekipe. Klubi i ka marrë dhe nuk ka qenë asgjë e organizuar. Edhe para sezones ish-presidenti kishte vendosur që do të jetë fundi dhe në moment kyç tha se do të vazhdojmë edhe pak. Është nënshkruar një sponsorizim me një kompani turke. Dy javë para kompionatit është bërë një ekip, prandaj janë pasojat që i shohin tani. Tani që jemi rikthyer në klub, do të bëjmë më të mirën që ta rikthejmë klubin aty ku e ka vendin”, – deklaroi Nexhipi.

Drejtori ynë foli edhe për pronarin e ri, Yasin Konyali, duke bërë me dije se është një person shumë ambicioz, dhe se i njëjti kishte mbetur i impresionuar nga tifozët tanë.

“Në klubin tonë ka ardhur një president shumë ambicioz, një djalë i ri,  i cili është lindur dhe rritur në Gjermani, çdo gjë ka atje. Është një turk i cili jeton dhe vepron në Gjermani dhe çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe fal tij po vazhdojmë tani dhe besojmë që ky është momenti kyç, ndoshta është kthesa e klubit. Kur erdhi këtu dhe i pa gjërat, historinë se si është Shkupi, çfarë ka dhe çfarë mund të arrijmë me këtë klub, mori vendim të shpejt dhe besoj se nuk ka gabuar. I pëlqeu çdo gjë dhe atë ditë e shijoi atmosferën e Shvercerave dhe më tha keni super tifozë”, – theksoi Nexhipi.

Ai premtoi se në të ardhmen do të ndryshojë politika e klubit dhe se shumë vëmendje do i jepet edhe Akademisë, duke bërë që së paku 2-3 talentë ti bashkohen ekipit të parë.

“Nëse e sheh ekipin tonë, sheh që aty ka pak lojtar të Akademisë sonë. Kjo është një gjë që ndoshta, nuk dua ta them që para meje është anashkaluar, nuk e di mënyrën se si është punuar me Akademinë. Per mua gjëja primare dhe këtë po e them publikisht, ekipi i FC Shkupit, çdo vit në ekipin e parë patjetër të ketë 2 deri 3 lojtarë që do të dalin nga Akademia jonë. Do të bëjmë çmos që t’i rregullojmë kushtet e tyre sepse këto ditë kemi parë kushtet se ku stërvitet Akademia, nuk janë ato nivelet që duhet”, tha Nexhipi në “Daily Click”.

Drejtori ynë sportiv preku pak edhe punën e Federatës, duke kërkuar që të ndihmojë në infrastrukturë, ashtu siç po bëjnë Kosova dhe Shqipëria, që në këtë aspekt janë para nesh.

Përveç këtij fakti, ai nuk la pa përmendur edhe mediat, që gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e afirmimin e futbollit, me qëllim që të thithin sa më shumë sponzor, qoftë nga brenda, apo edhe të jashtëm.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT