Ferid Veseli përfundon me sukses kursin pilot UEFA B Fitness Coach

Shpërndaje:

Kursi i organizuar nga Federata e Futbollit shqiptarë për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, UEFA B Fitness Coach, i cili certifikon trajnerët e përgatitjes fizike, u përmbyll me sukses këtë javë në Tiranë.

Në këtë kurs morën pjesë 33 kandidatë, në mesin e të cilëve ishte edhe trajneri kondicional i FC Shkupit, Ferid Veseli.

I njëjti me sukses kaloi provimin përfundimtarë të para disa ditëve të UEFA B Fitness Coach, që kishte filluar në muajin shtator.

Përgjatë 4 muajve u zhvilluan 4 blloqe trajnimesh teorike dhe praktike, ku 3 prej tyre u monitoruan nga delegati i UEFA-s, Chris Barnes, i cili dha feedback dhe sugjerime të vlefshme për përmirësimin e mëtejshëm të programit.

Ky kurs përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të trajnerëve të përgatitjes fizike dhe në përmirësimin e cilësisë së stërvitjeve të skuadrave futbollistike.

Përveç profesionalizimit në aspekt individual, ky lajm për certifikimin e trajnerit tonë kondicional është një lajm i mirë edhe për klubin tonë, që në këtë mënyrë përfiton një profesionist në këtë fushë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT