Ekipi i FC Shkupit është rikthyer nga pushimi, duke nisur që sot planifikimin për sezonin pranveror në elitën e futbollit vendor.
Në grumbullimin e parë prezent ishin edhe dy përforcimet e reja, Emir Yazici dhe Xhezair Avduli.
Futbollistët nga ana e stafit dhe drejtuesve të skuadrës u njohën me planpogramin e përgatitjeve, që do të zhvillohen në dy faza.
Faza e parë do të zhvillohet në Shkup deri me datë 21 janar, ndërsa një ditë më vonë ekipi do të udhëtojë drejt Antalisë së Turqisë, aty ku do të zhvillojmë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.
Në tokën turke ekipi do të qëndrojë deri me datë 8 shkurt, ndërsa gjithashtu do të zhvillojë 4 ndeshje kontrolluese.