Ümit Sahin, do të luaj rolin e trajnerit të portierëve te FC Shkupi. Kështu skuadra nga Çairi përfiton në kualitet, bazuar në të kaluarën e strategut 46-vjeçar, i cili për plotë 9 vite ka punuar në Gjermani te skuadra e Stuttgart Kickers.
Me emërimin e Ümit Sahin, kompletohet stafi i trajnerëve me në krye Erdem Alparslan.
Ditë më parë si asistent i tij i parë u emërua Muarem Muarem, ndërsa gjithashtu pjesë e stafit teknik te FC Shkupi do të jenë edhe Minas Osmani, Emre Inan si dhe Ferid Veseli dhe Enes Qaili, që do të luajnë rolin e trajnerit kondicional.Ky i fundit rikthehet sërish në skuadrën tonë, pas aventurës që kishte me Gostivarin.
Skuadra dje pati grumbullimin e parë në prag të stinorit pranveror, ndërsa prezent ishin edhe tre përfocimet e deritanishme, Emir Yazici, Xhezair Avduli dhe portieri Yavuz Aygün.