Skuadra jonë do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Antalya. Nesër (e hënë), me fillim në orën 14:30 sipas kohës lokale në vendin tonë, ekipi i drejtuar nga trajneri Alparslan Erdem do të përballet me NK Veres Rivne nga Ukraina. Kundërshtari ynë i rradhës aktualisht renditet në vendin e nëntë të super ligës ukrainase pas 17 xhirove.
Ky test i radhës do të jetë një mundësi e mirë për të parë progresin e skuadrës, pas dy ndeshjeve të para miqësore, ku kemi regjistruar një fitore dhe një humbje. Fitoren Shkupi e arriti ndaj Septemvri Sofia nga Bullgaria me 2-1, ndërsa disfatë me 2-0 pësuam në duelin kundër ekipit polak Polonia Warszava.