FC Shkupi do të zhvillojë nesër miqësoren e fundit në kampin përgatitor në Antalia, përballë ekipit nga Premier Liga e Kazakistanit, Kaisar. Kjo ndeshje është testi i katërt për futbollistët e drejtuar nga trajneri Alparslan Erdem, pas paraqitjeve dhe rezultateve pozitive në përgatitjet dimërore.
Në tre ndeshjet e mëparshme, FC Shkupi shënoi fitore kundër Septemvri Sofia nga Bullgaria me rezultatin 2-1 dhe Veres Rivne nga Ukraina me 4-2. Ndërkohë, skuadra pësoi një humbje minimale 0-2 kundër ekipit polak, Polonia Warszava.
Ndeshja e nesërme do të paraqet edhe një mundësi të mirë për trajnerin Alparslan Erdem që të testojë të gjithë lojtarët dhe të analizojë formën e ekipit përpara fillimit të angazhimeve zyrtare. Pas përfundimit të këtij takimi, kampi përgatitor përmbyllet dhe skuadra pritet të kthehet në shtëpi këtë të shtunë.