Demir Imeri: “Jemi shumë të lumtur për këtë fitore”

Shpërndaje:

Pas një fitoreje të rëndësishme kundër Rabotniçkit me rezultatin 2-0, skuadra e Shkupit tregoi një paraqitje solide, duke konfirmuar formën e mirë. Një nga protagonistët e ndeshjes ishte Demir Imeri, i cili vulosi triumfin me golin e dytë. Pas përfundimit të takimit, ai ndau emocionet dhe mendimet e tij mbi këtë sukses, ecurinë e ekipit dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Fitorja ndaj Rabotniçkit, një hap i rëndësishëm për ekipin. Çfarë do të thotë kjo fitore për ju dhe për skuadrën?

“Jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Siç e dijmë të gjithë, Rabotniçki është një kundërshtar shumë i fortë. Fillimi i mbarë, është hapi i parë i punës. Jemi shumë të lumtur dhe besoj e kam besuar se Shkupi meriton më shumë. Kemi kualitet dhe për mua nuk është diçka shumë e veçantë, sepse e kam ditur se çunat kanë shumë kualitet. Besoj se nëse vazhdojmë kështu, do të jemi lartë, aty ku e meritojmë.”

Të gëzon fitorja edhe më shumë, pasi shënove edhe vet?

“Pavarësisht të gjithave, jam i lumtur, por më i lumtur jam që Shkupi vulosi fitoren, ndërsa unë ndihmova ekipin. Kjo më bënë të jem akoma më i lumtur dhe besoj të vazhdoj kështu, pse jo.”

Çfarë ka ndryshuar në ekip pas kampit në Antalia dhe si e sheh vazhdimin e sezonit?

“Klubi i Shkupit dhe çunat kanë shumë kualitet. Fillimin e sezonit nuk e nisëm si duhet, prandaj edhe ndodhën këto gjëra. Besoj që çdo gjë po shkon në vendin dhe kohën e duhur dhe me kampin që kishim në Antalia, besoj se do të shohim me të vërtetë një Shkup më ndryshe.”

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT