Florian Kadriu: “E kemi përgatitur maksimalisht takimin me Breran”

Shpërndaje:

FC Shkupi po vazhdon një ecuri të shkëlqyeshme me tre fitore radhazi në kampionat dhe është gati për përballjen e radhës kundër Brera Strumica. Para takimit, Florian Kadriu thekson rëndësinë e përgatitjeve maksimale dhe atmosferës pozitive në skuadër, faktorë që kanë ndikuar në suksesin e ekipit deri më tani. Përpara sfidës së së dielës, ai ndau mendimet e tij mbi pritshmëritë dhe synimet e Shkupit për këtë duel të rëndësishëm.

Ju dhe ekipi po kaloni një moment shumë pozitiv me tre fitore radhazi. Çfarë do të jetë kyç për të vazhduar këtë ecuri edhe ndaj Brera Strumicës?

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. E kemi përgatitur maksimalisht këtë takim. Shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ecuri. Jemi në rrugën e duhur, pasi tre ndeshjet e fundit që i kemi pas nesh, i kemi kaluar gjitha me fitore. Gjitashtu edhe ndeshjen me Rabotniçkin. Edhe pas kësaj, shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ecuri pozitive. Jemi përgatitur maksimalisht, atje shkojmë për fitore dhe për të marr tre pikët.” ka thënë Kadriu.

Atmosfera është e shkëlqyeshme në skuadër. Sa e rëndësishme është kjo për të mbajtur ritmin dhe për të arritur objektivat sezonalë?

“Atmosfera në klub dhe mes nesh është shumë e mirë, shumë positive. Prandaj mendoj se edhe rezultatet janë të rrugës së duhur dhe pritur. Shpresojmë që të mbajmë këtë atmosferë dhe pastaj rezultatet nuk do të mungojnë.” është shprehur anësori i skuadrës sonë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT