Alisa Vishi emërohet koordinator i ri i Akademisë së FC Shkupit!

Shpërndaje:

Me përvojën e tij si fëmi i akademisë dhe trajner i grupmoshave të ndryshme për shumë vite, Alisa Vishi është emëruar koordinator i ri i Akademisë së FC Shkupit. Ai do të sjell një energji të re dhe njohuri të thella në këtë rol të rëndësishëm, duke tentuar të vazhdojë me përkushtim rrugën e zhvillimit të talenteve të rinj dhe ngritjen e mëtejshme të akademisë sonë. Vishi, merr këtë detyrë nga Jeton Musliu, i cili me sukses udhëhoqi akademinë e klubit tonë dy dekadat e fundit.

Pas emërimit të tij, Vishi ka falenderuar kryesinë për besimin e dhënë.

Falenderoj kryesinë e klubit për besimin e dhënë, që pas 25 viteve si trajner, të kem mundësinë të udhëheq Akademinë e FC Shkupit si Koordinator i Shkollës së Futbollit. E kam pranuar këtë detyrë me vullnet të plotë, vizion të qartë dhe një dëshirë të madhe për të sjellë ndryshimin që është pritur prej vitesh. Besoj fuqishëm se, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e kolegëve të mi, do të arrijmë rezultate konkrete dhe do ta çojmë akademinë tonë drejt niveleve më të larta. Do të vazhdoj të jem po ai punëtor i palodhur që kam qenë gjithmonë, ashtu siç më njohin të gjithë në klub.” është shprehur pas emërimit Vishi.

Me këtë postim, shprehim mirënjohje të veçantë për Jeton Musliun, i cili për vite me radhë e ka udhëhequr akademinë me profesionalizëm dhe pasion. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të thella në shumë gjenerata futbollistësh dhe në strukturën e akademisë.

Alisa Vishit i urojmë shumë suksese në vazhdim!

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT