REAGIM lidhur me referimin në ndeshjen kundër Sileksit

Shpërndaje:

Si kryesi e re e FC Shkupit, që kemi marrë përgjegjësinë e drejtimit të klubit tash e disa muaj, kemi zgjedhur gjithmonë rrugën e qetësisë dhe të përkushtimit ndaj lojës së ndershme. Nuk kemi ngritur zërin, as kur kemi qenë dëshmitarë të padrejtësive evidente. Kemi treguar durim dhe respekt për institucionet, përkundër vështirësive dhe vendimeve të diskutueshme që shpesh kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rrjedhën e ndeshjeve tona.

Megjithatë, ajo çfarë ndodhi sot në ndeshjen kundër Sileksit është e papranueshme. Gabimet janë pjesë e lojës, i kuptojmë pozicionet e diskutueshme të jashtë loje apo vendimet e shpejta në situata të vështira. Por rasti konkret, kur Sileksi arriti të barazojë në 1-1 përmes një goli të ndihmuar nga një vendim skandaloz arbitrar, tejkalon çdo kufi të tolerancës.

Kërkojmë reflektim serioz dhe të menjëhershëm nga të gjitha instancat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, nga organet më të larta e deri te Komisioni i Arbitrave dhe vetë arbitrat që janë përgjegjës për mbarëvajtjen e lojës. Futbolli meriton ndershmëri, transparencë dhe respekt për sakrificat që bëjnë klubet, lojtarët dhe tifozët.

FC Shkupi do të vazhdojë të luftojë në fushë me dinjitet, por nuk do të heshtim më përballë padrejtësive të tilla.

Me respekt,
Kryesia e FC Shkupi

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT