Takim i përbashkët me prindërit në akademinë e FC Shkupi, një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit

Shpërndaje:

Gjatë ditës së sotme u mbajt për herë të parë në historinë e akademisë sonë, takim i përbashkët me prindërit e futbollistëve të rinj, një iniciativë e re dhe shumë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit mes klubit dhe familjeve të sportistëve tanë.

Takimin e udhëhoqi CEO i klubit, Aykut Turan, ndërsa i pranishëm ishte edhe koordinatori i ri i akademisë, Alisa Vishi, i cili u prezantua zyrtarisht edhe para prindërve. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për kushtet në akademi, si dhe për përmirësimet që po planifikohen në të ardhmen. Prindërit shprehën interes të madh dhe shtruan pyetje të ndryshme, ndërsa në fund u shprehën të kënaqur me transparencën dhe hapjen e klubit, posaqërisht akademisë.

Gjithashtu, gjatë takimit u prezantua edhe projekti i ri që do të nisë së shpejti – “Shkupi Football Schools”, një hap tjetër strategjik në zhvillimin e talentëve të rinj dhe përfshirjen më të gjërë të fëmijëve në rrugëtimin e FC Shkupi.

Ky takim shënon një fillim të ri në komunikimin me prindërit dhe rikonfirmon përkushtimin e klubit për të ndërtuar një ambient profesional dhe bashkëpunues për të gjithë të rinjtë tanë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT