Një ditë para ndeshjes me Sileksin, trajneri Visar Ganiu duke mos dashur të komentoj vendimin e tij për tu larguar nga ekipi, ka dalë me një deklaratë përmes Facebookut, ku mes tjerash dhe ka dhënë arsyetimin e tij për tu dorëhequr nga detyra kryetrajner.
“Të dashur miq, shokë dhe dashamirë të futbollit. Desha t’ju informoj që pas 11 muajve të kaluara si trajner dhe 2 vite më parë si drejtor sportiv në FC Shkupi, është momenti edhe i ndarjes tonë për disa rrethana që janë krijuar në klub, e më tej nuk dua t’i komentoj dhe më besoni që nuk dua askush t’i komenton. Përkrahje të vazhdueshme kam pas prej kryetarit Ejup Ademi dhe nënkryetarit Suat Alija, të cilët i falënderoj përzemërsisht për atë që po bëjnë për klubin. Gjithashtu falënderim të madh meritojnë kolegët e mi të stafit teknik Ardian Nuhiu, Bllagoja Georgiev, Faruk Jonuz dhe Orhan Abdi, lojtarët me në krye kapitenin Suat Zendeli, tifo grupin e mrekullueshëm “Shvercerat”, sekretarin Sulo Halili, zedhënësin Hajrush Mani, ekonomin Feta Baftijari, fizeoterapeutin Harun Zejneli, mjekun Petre Stojanovski dhe kuptohen në fund familjen time të çmuar që ka merita të pazëvendësueshme. Trajnerit të ardhshëm i dëshiroj suksese, me respekt Visar Ganiu”, ka thënë në fund tani më ish-trajneri i Shkupit. Kryesia e FC Shkupi me kryetarin Ejup Ademi dhe nënkryetari Suat Alija falënderojnë Ganiun për kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohë.
Shkupi në ndeshjet e fundit dy të kampionatit, atë ndaj Sileksit dhe Makedonija Gj.P., si dhe ndeshjen kthyese të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë ndaj Shkëndijës, do të udhëhiqet nga Ardian Nuhiu. /fcshkupi/