Më në fund ndalet edhe skuadra e Shkupit, e cila kishte 11-të javë që nuk dinte për disfatë, ndërsa për të qenë kjo edhe më interesante, ka pësuar nga skuadra e Kozhufit, që më së paku ndoshta edhe ishte pritur.
Edhe pse Shkupi sikurse në të gjitha ndeshjet ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, por duke mos arritur kësaj radhe që në asnjë moment të konkretizoj rastet. Dhe kur të gjithë pritnin që ndeshja të përfundojë për herë të parë pa gol të shënuar në duelin ku luante Shkupi, në minutën e 87-të, një goditje që dukej se do të përfundojë në vijën fundore, godet në shtyllë dhe ndryshoi kahje për të përfunduar në rrjetin e portierit Zendeli, i cili edhe në këtë ndeshje ishte në element pozitiv.
“Në kohën e fundit nuk ishim mësuar të pësojmë humbje, pasi që kjo është hera e parë që jemi mposhtur këtë sezon, por kjo duhet të na i hap sytë se çdo kundërshtarë kundër nesh dëshiron të jep maksimumin. Ne kishim një kundërshtar që me gjashtë futbollist luajtën në mbrojtje duke mos lejuar lojën që ne e aplikojmë. Pikërisht kjo ndodhi që ne u dënuam në momentin më të keq të ndeshjes, në minutat e fundit ku më nuk ke kohë për ta rikthyer rezultatin. Unë them se për çdo humbje faji është tek unë si shef si stafit teknik dhe them se futbollistët e mi e dhanë maksimumin u munduan gjatë gjithë lojës, por në të njëjtën kohë e e dinim se në një ndeshje do të pësojmë disfatë, por jo kundër Kozhufit, mirëpo ndodhi e papritura. Humbja jonë është lajm kryesorë që Kozhufi e mposhti Shkupin”, ka thënë trajneri i Shkupit Zekirija Ramadani.
Shkupi tani do të vazhdojë të përgatitet për sfidën e radhës, pasi e pret një ndeshje derbi, kur në Kërçovë do të përballet me Vëllëazërimin, skuadër kjo që mban pozitën e dytë në tabelë dhe është në kërkim të pozitës që i mundëson Ligën e Parë. / fcshkupi /