Skuadra e Shkupit pauzën dy javore shkaku i ndeshjeve që ka reprezentacioni i Maqedonisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2016, do ta shfrytëzojë për të luajtur ndeshje miqësore kontrolluese. Pas arritjes së marrëveshjes me drejtuesit e kryesisë së Shkëndijës së Tetovës, Shkupi ka caktuar dhe një miqësore tjetër. Është skuadra e Zajazit që sapo ka përfunduar garat në Ligën e Tretë, duke u shpallur dhe kampion vjeshtor që do të jetë test i mirë para ndeshjes së fundit kampionale që Shkupi do të luajë me 22 nëntor kundër Mlladost CD në Shkup.
“Miqësia e dy klubeve do të vazhdojë, prandaj edhe kemi vendosur të laujëm kundër Zajazit. Ne jemi të gatshëm tu japim shansin futbollistëve tanë që të ruajnë formën dhe nga ana tjetër edhe të dëshmohen për të marrë besimin në ndeshjet e radhës dhe në sezonin pranveror”, ka thënë trajneri Zekirija Ramadani.
Ndeshja kontrolluese në mes FC Shkupi dhe KF Zajazi do të luhet të mërkurën me fillim në orën 13:00, në stadiumin e Çairit në Shkup, ndërsa të përkujtojmë se dueli tjetër kontrollues do të luhet të dielën (16.11.2014) kundër ekipit të Shkëndijës, në ndonjë stadium në afërsi të Tetovës. / fcshkupi.com /