Ramadani: Titulli, meritë e futbollistëve

Shpërndaje:

Ramadani: Titulli, meritë e futbollistëveTrajneri i Shkupit, Zekirja Ramadani ka thënë se titulli i kampionit vjeshtor është meritë e të përzgjedhurve të tij. Skuadra nga Çairi do të dimërojë në krye të tabelës me 13 pikë epërsi nga konkurrentët e saj, Vëllazërimi dhe Gostivari. Ndryshe, Ramadani thotë se lojtarët e tij kanë treguar karakter të fortë në gjitha ndeshjet e pjesës së parë të garave. “Titulli është meritë ekskluzive e futbollistëve. Ata treguan paraqitje  mjaft të mirë në 14-të ndeshjet e zhvilluara, andaj titulli është meritë e tyre. Asnjëherë nuk mundë të anashkalojë meritat që ka edhe kryetari i klubit, z.Ejup Ademi, i cili bëri që në Shkup të mos mungojë asgjë, që i duhet një skuadre të madhe. Ne gjithsesi do të luanim dhe ndoshta do të fitonim, por ai ishte me ne në secilën ndeshje, duke u përkushtuar për këtë ekip me gjithë ekipin e tij, për ta bërë të themi edhe të pamundurën të mundur”, thotë për faqen zyrtare të FC Shkupi, Ramadani.

Trajneri i ri dhe ambicioz, ka shtuar se Shkupi i ka kaluar të gjitha parashikimet.

“Synimet tona në fillim ishin që të jemi një skuadër solide, por duke mos harruar se që në fillim u futëm me ambicie për të qenë pretendentë kryesor për titull dhe kthim në Ligën e Parë. Mirëpo ecurinë që kishim, pra nga 14 ndeshje, vetëm 1 disfatë dhe 2 barazime, ne i kaluam parashikimet tona dhe tani pushojmë në pozitën e parë me 13 pikë disferencë. Ne synojmë që edhe në sezonin pranveror ta ruajmë këtë formë dhe këtë pozite”, tha Ramadani.

Skuadra e Shkupit po vazhdon të punojë edhe pas përfundimit të sezonit dhe stërvitjet do të zgjasin deri më 10 dhjetor kur dhe ekipi do të lëshohet në pushim të merituar, e që më pas të fillojë me punë diku mes 12 dhe 15 janarit. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT